Pas publikimit ne Star Plus te ndotjes se madhe qe kishte perfshire te gjithe gjatesine e kanalin te “Fildanes ose i njohur ndryshe edhe kanali i “Cenit” i cili kalon mes qytetit te Lezhe, Bashkia Lezhe ka nisur punen per pastrimin e tij.

Prej vitesh ky kanal ishte kthyer ne rrezik te madh nga ndotja dhe permbytjet qe shkaktonte, ndersa ishte bere i padurueshem per banoret qe kane banesat aty prane.

Edhe pse nderhyrja duhet te ishte bere me kohe, qytetaret shprehen se ishte kthyre ne rrezik te madh, ndersa fajesojne banoret qe jane te pakujdeshem ne hedhje e mbeturinave, duke qene vete shkaktare te kesaj ndotje.

Ne afersi te ketij kanali ndodhet edhe tregu i Fruta- Perimeve çka e bente situaten me alarmante per konsumatoret. Prej kohesh nuk ishte nderhyre per thellimin dhe pastrimin e ketij kanali, ndersa institucionet heshten prej shume kohesh perballe nje situate te tille.