Pjerin Ndreu ka marre sot zyrtarisht detyren si kryetari i ri i bashkise se Lezhes. Mbledhja konstituese dhe betimi i tij u bene ne biblioteken e qytetit. Kete ceremoni e kane ndjekur nga afer edhe kryeparlamentari i maqedonise se veriut Talat Xhaferi, ministri i brendshem

Sander Lleshaj si dhe deputete socialist. Ne fjalen e tij te pare para keshilltareve te keshillit bashkiak lezhe, Pjerin Ndreu u betua se do te jete kryetar i te gjithe lezhjaneve duke ndertuar nje institucion ne sherbim te cdo qytetari.

Para se te shkonte ne zyren e tij, kryebashkiaku i ri i Lezhes pati nje pershendetje edhe per mbeshtesit e tij ne sallen e pallatit te kultures. Ne rrugen drejt zyres nuk pati asnje pengese. Te gjitha dyert ishin te hapura dhe Ndreu shkoi i qete ne bashki.