Biblioteka Publike e qytetit të Lezhë mjaft e pasur me tituj librash ështe e adhuruar nga lexuesit e vegjël të cilët gjejnë librat e moshës por edhe një kulturë të lartë shërbimi dhe sjelljeje.

Edhe biblioteka për fëmijë me libra që ofron është bërë një vatër e ngrohtë për këto mosha duke zgjuar interesin e dëshirën e tyre për dije dhe duke i bërë kështu ata lexues të rregullt dhe të apasiononuar të librit

Nga 700 fëmijë që frekuentojnë rregullisht mjediset e kësaj biblioteke 30 prej tyre janë përgjedhur si më të dalluarit dhe në prag të festës së Vitit të Ri janë vlerësuar me certefikatën mik i librit. Në mënyrën e tyre vetë fëmijët shprehen për vlerësimin dhe rënëdësinë që ka libri

Në kohën e sotme kur rrjetet sociale dhe interneti po dominojnë kohën e lirë të fëmijëvë, biblioteka publike e bashkisë Lezhë është një qasje e re ku nxitet e stimulohet dëshira e fëmijëvë për të lexuar libra

Artikulli paraprakDHURATA PËR NXËNËSIT E SHKËLQYESHËM TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODRA HAP ZEMRËN PËR NJERËZIT NË NEVOJË