DRAKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore.

 

Kjo pasi këto subjekte ushtronin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar, pa kushte higjeno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe certifikata veterinare.

 

Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës. Për sa më sipër, ndaj tyre u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin.

 

Pas veprimeve nga ana e DRAKU, Lezhë për të njëjtat subjekte u vu në veprim edhe Hetimi Tatimor si komponent i Task Forcës, i cili procedoi me bllokimin dhe mbylljen totale me shirit të këtyre subjekteve për mungesë regjistrimi, pra ishin subjekte të pa regjistruara në QKB.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHKODËR – VELIPOJË, 1 I PLAGOSUR
Artikulli tjetërPOLICIA VENDOS 670 GJOBA VETËM NË FUNDJAVË