Ka përfunduar në tragjedi puna për thelllimin dhe pastrimin e një pusi uji rreth 15 meter në Torovicë të Lezhës,ku daja së bashku me nipin humbën jetën tragjikisht në fundin e tij.

Vikima Martin Gjonaj 35 vjec banues në Lezhë dhe nipi Marjan Ndoci 21 vjec,banues në Kashnjet po ndihmonin vëllanë e Martinit,Kastriot Gjonaj,me probleme të theksuara ekonomike.

Banorët tregojnë së policia dhe zjarrfikësja erdhën më shumë vonesë gjë e cila mund të jetë shkaktuar nga rruga e e keqe,por nga ana tjeter viktimat mësohet të kenë qëndruar në fundin e pusit rreth një orë.

Trupat pa shënjë jetë u nxorën nga fundi i pusit nga banorë të zonës.Gjergji rrëëfen të gjithë ngjarjen duke akuzuar strukturat e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Artikulli paraprakEKSPERTË EUROPIANË NË SHKOLLËN “KOLIN GJOKA”
Artikulli tjetërVELIPOJË, FNSH SHPËTON 2 PESHKATARË