Era e forte e dy diteve me pare shkaktoi demtime te medha ne Kishen “Shen Premtes” ne Balldren te Lezhes, shpallur Monument Kulture i kategorise se pare. Nje pjese e çatise se saj eshte thyer ne pjesen veriperendimore qe rrezikon demtimin e metejshem nga agjentet atmosferike.

Specialistet e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare verifikuan demin dhe vlersimin e situates. Ata kane saktesuar se demtimi i kishes 800 vjecare ka ardhur nga elemente te objekteve te tjera perreth kesaj kishe qe jane marre nga era e forte dhe kane goditur me pas catine e ketij objekti kulti.

Specialisti Helidon Sokoli ka bere te ditur se menjehere do te merren masat per riparimin e demit ndersa ka shtuar se vete objekti do ti nenshtrohet nderhyrjes brenda ketij viti.

Kisha e Shen Venerandes eshte e njohur per afresket ne brendesi te saj qe datojne qe ne shekullin e 13. Me e famshmja eshte afresku “darka e fundit” e cila ka ngjashmeri vetem me krijimin e piktorit te famshem Leonardo Da Vinci, reth 200 vjet me vone se ajo te realizohej ne kishen e balldrenit nga piktoret dalmate.