Me rastin e festave të fundvitit në Qendren Kulturore të Fëmijëve Gjergj Lacaj në Lezhë është organizuar një aktivitet me fëmijët me aftësi ndryshe.

Ky aktivitet organizuar nga bashkia Lezhë dhe Qendra e Zhvillimit ditor në fokusin e tij kishte shtimin e vemendjes dhe të përkujdesjes me krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe.

Vetë ata kishin përgatitur një program muziko letrar dhe interpretuan këngë dhe recitime të ndryshme. Drejtorja e Qendrës Kulturore Marjana Prenga tregoi për punën që bën i gjithë stafi në integrimin e ketyre fëmijëve.

Nënkryetari i bashkisë Lezhë Enver Hafizi duke iu uruar fëmijëve një vit sa më të mbarë ka folur për masat që ka marrë bashkia në krijimin e kushteve sa më normale të këtyre fëmijëvë për të qënë sa më aktiv ne integrimin e tyre në shoqëri

Ndërkohë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë premtuar se ata gjithnjë do të jenë në vëmëndjen e këtij dikasteri. Në fund për fëmijët u shpërndanë dhurata me kontributin e bashkisë lezhë dhe të disa bizneseve

Artikulli paraprakSHKODRA HAP ZEMRËN PËR NJERËZIT NË NEVOJË
Artikulli tjetërINAUGUROHET HAPJA E KOMPLEKSIT EXALCO NË BUSHAT