Qyteti i LezhEs mirepriti per dy nete dhe instrumentiste popullore nga e gjithe Shqiperia dhe me gjere ne edicionin e 10-te te Festivalit Folklorik Tipologjik Kombetar.

Lumturie Nonaj eshte e vetmja rapsode femer ne Shqiperi qe spikati edhe kete vit ne festival ne grupin e Lezhes me lahuten e saj.

Ajo nisi te mesoje lahuten qe ne moshen 5 vjeçare, dhe kompozitori Tish Daija pati nje ndikim te madh ne suksesin e saj. Ne kete edicion te X-te moren pjese rreth 160 artiste popullore te moshave te ndryshme.

U mblodhen se bashku lahutare, fyejtare, dhe rapsode nga Kurbini, Hasi, Kukesi, Lezha, Mirdita, Malesia e Madhe, Vau i Dejes, Shkodra, Lezha, Mallakastra, Rugova, Mati, Kamza, Gostivari etj.

Ajo qe ra ne sy sivjet ishte nje pjesemarrje me e madhe e talenteve te reja te cilat i sjellin ansamblet e Fushë-Arrezit, te Pukës, te Shkodrës e Lezhes.

Nenkryetarja e Bashkise Alfrida Marku dhe Drejtoresha e Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorioke Rezarta Kokonozi theksuan faktin e prurjeve te reja qe kete vit, fale motivimit te artistave te rinj.

Ne fundt te spektaklit u ndane edhe 9 cmime per rrethet Konkuruese, ku Lezha u nderua me cmimin speciale te vitit mbarkombetare te Skenderbeut.

Takimi i pare i ketij aktiviteti kulturor u organizua ne Lezhe ne vitin 1995 per të vijuar traditen ne çdo vit me kete veprimtari folklorike.