10 dite afat kane te gjithe pronaret e subjekteve provizore me apo pa leje ne vijen bregdetare te Shengjinit qe te heqin kjoskat e tyre, me qellim sistemiin e kesaj zone turistike.

Pas leshimit te ketij urdheri i cili ka pak dite qe eshte bere publike nga bashkia Lezhe, asnje nga keto subjekte nuk ka nis me cmontimin e tyre. Kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj thekson fakti se kjo nisem vjen per ti paraprire nje sezoni me te mire vitin qe vjen.

Frrokaj u ndal edhe tek turizmi ne kete zone duke theksuar ndikim qe i dha taksa e rruges se Kombit, qe sipas tij duhet te ishte gjetur nje menyre tjeter per mirembajtjen e kesaj rrruge.

Bashkia Lezhe urdheron çmontimin edhe te te gjitha atyre ndertimeve te perkohshme me strukture druri apo metalike te ngritura edhe me leje ne baze te ligjit,

nderkohe nese nuk hiqen ne menyre vullnetare kjo e fundit do te nderhyje vete per largimin e ketyre objekteve

 

Artikulli paraprakRRUGA SHKODËR-VELIPOJË PENG I SHPRONËSIMEVE
Artikulli tjetërRIKANDIDIMI I FRROKAJ, REAGON KREU I PD LEZHË