Fshati Troshan ne Zadrime te Lezhës, shume shpejt do te kthehet ne një atraksion te lakmueshëm për turistet.Tradita, kultura, historia dhe kulinaria e kane bere ketë zone mjaft terheqese, jo vetëm për vendasit por edhe te huajt.

Kjo zonë është e pa eksploruar, ndersa po kthehet ne nje destinacion mjaft të pëlqyer turistik. Në vitet e fundit kuzhina ka fituar ndjeshem terren në këtë fshat, e kjo është arsyeja që ka nxitur krijimin e guidave nga privatet.

Historia mijevjeçare e Troshanit lidhet ngusht me kolegjin një shkollë parauniversitare, sot monument kulture i kategorise së parë,

nga ku dolën dhe shërbyen disa prej emrave me të shquar. Troshani në vetvete është një vendbanim i hershem, zbuluar nga arkeologu “At shtjefen Gjeçovi” duke nxjerrë në dritë të kaluarën e kësaj zone.

Edhe stanet e fermat te ndryshme te zones u bene pjese e kësaj guide turistike. Eshte vetëm 15 klm larg nga Lezha dhe te gjithë ata që duan të kalojnë një ditë ndryshe, mjafton të ndalojnë në Troshan dhe një gjë është e sigurtë rikthimi sërish është i parezistueshem.

 

 

Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE DO VIJË NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetër“VLLAZNIA NË ZEMËR POR MBËSHTESIM EDHE KUKËSIN”