Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu denoncoi prezencën e një “Babaleje” fshehur në sallë, me diktofon,

gati për të regjistruar gjithçka do thuhej në mbledhjen ku merrnin pjesë sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, zv.kryeministrja Senida Mesi dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Siç thotë Ndreu, këtë person, identitetin e të cilit nuk e zbulon, e nxorrën jashtë nga salla falë instiktit të tij si ish drejtor policie. Këto janë fotot nga takimi dhe të pranishmit në sallë, ku me gjasë ndodhet edhe “Babalja” siç e cilëson deputeti i PS.

Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.

Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne ! E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente !

E turpshme!”, shkruan Ndreu ne facebook.

Dje në asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste Lezhë, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, kordinatorja kombëtare e burimeve njerezore Senida Mesi dhe drejtuesja e qarkut, Lindita Nikolla diskutuan për sfidat e ardhshme.

Ndër të tjera diskutimi u fokusua tek nisma kombëtare për pranimet e reja në Partinë Socialiste, veçanërisht profesionistëve të rinj, kontributorëve në komunitet dhe individëve më reputacion publik.