Edhe pse jemi ne pikun e sezonit turistik, Kalaja Mesjetare e Lezhes eshte bosh.Shkak eshte infrastrukrura e cila po penalizon gjithnje e me shum ngjitjen e automjeteve kryesisht autobuzeve per ne kete monument historik.

Pergjegjesi i Kalase se Lezhes Ded Margjoni thote se jane nje sere problematikash te cilat po largojne vizitoret dhe nje nder ta pikerisht eshte ura e drunjte mbi varrezat mesjetare ne hyrje te kalase e cila eshte kalbur per te dyten here rrallazi.

Margjoni beri me dije se qe ne 2012 kur u instalua sistemi i ndricimit, hajdudet e vodhen ate dhe qe atehere kalaja dhe rruga e saj kane mbetur ne meshire te fatit dhe e pa ndricuar.

Kalaja e Lezhes duket se do te mbetet dhe per nje kohe te pacaktuar si nje nder destinacionet turiskte te pashfrytezueshme.