Ne gjithe gjatesine e ketij kanali qe shihni ne pamje hidhen mbeturina dhe inerte te ndryshme nga vete qytetaret, nderkohe qe situata me e rende eshte nga derdhja e ujerave te zeza.

Ndotja alarmante e kanalit te Fildanes ose i njohur ndryshe si kanali i “Cenit” , i cili pershkon pjesen jugore te qytetit te Lezhes vijon te jete e larte prej vitesh ku krahas panorames qe te ofrohet ka krijuar dhe nje arome te pakendshme ne te gjithe gjatesine e tij.

Banoret thone se ky kanal i pa pastruar ka sjelle permbytje, duke dale nga shtrati i tij.

Ne te dyja anet e ketij kanalit jane ndertuar apartamente te ndryshme ndersa aty prane ndodhet edhe tregu industrial i Fruta-perimeve qe qe sjell nje rrezik te madh per shendetin e banoreve dhe konsumatoreve.

Nderkohe Bashkia Lezhe e pranon problematiken e krijuar, duke thene se fillimisht jane hequr disa kioska qe ndodheshin aty prane per te vijuar me pas dhe me pastrimin e mbetjeve.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, LIKA: ERZENI NJË SKUADËR E FORTË
Artikulli tjetërDIGJET MAKINA PËRPARA BANESES ,DYSHOHET ZJARRVËNJE E QËLLIMTË