Kanë tërhequr një vëmendje të madhe nga ana e qytëtareve lezhjan, Bocetet e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu të punuara nga skulptor të ndryshëm, ndërsa pak ditë na ndajnë nga shpallja e fituesit.

Qytetaret shprehin vlersime per nismen e Bashkisë Lezhë, ndersa thone se vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit në sheshin që mban të njejtin emer eshte nje vlere e shtuar. Sipas tyre historia e Lezhës lidhet me emrin e Skëndërbeut dhe në këtë mënyre po i kthehet emri i vërtet këtij qyteti.

 

Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë deri kur juria do të shpallë fituesin.

 

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut do të vendoset në sheshin e Lezhës në kuader të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.