Kati i dyte i godines se konviktit te vajzava te Shkolles Profesionale “Kolin Gjoka” do te jete streheza e femijeve parashkollor te Kopeshtit Beselidhja ne Lezhe.

Per te katertin vit radhazi, rreth 300 femije te ketij kopshti, akomodohen ne keto mjedise aspak te pershtatshme. Dhoma te vogla dhe pa asnje kusht elementar presin çdo dite vogelushet.

Krahas ndotjes qe eshte krijuar, godina vlersohet edhe si nje vend i rrezikshem. Prinderit e ketyre voglusheve jane te shqetesuar per jeten e femijeve te tyre, ndersa thone se kushtet nuk jane aspak normale.

Ne kopeshtin e improvizuar neper dhomat e konviktit te shkolles profesionale mungon ngrohja, banjot e pershtatshme per femije, ka mbingarkese per shkak se dhomat jane te vogla, ndersa dhoma e gjumit duket si kazerme ushtarake.

Disa perj prinderve hezitojne te thone te verteten para kameras, por ka nga ata qe jane ndakort dhe pohojne se kushtet jane te mira.

Ndonese eshte apeluar vazhdimisht per mbylljen e punimeve dhe vendosjen e ketij kopeshti ne funksion, gjithçka ka kaluar ne heshtje.

Vogelushet e ketij kopeshti u zhvendosen ne keto ambjente pas prishjes se godines se kopeshtit ekzistues per te ndertuar te rene. Por kur kane kaluar me shume se 4 vite nga nisja e punimeve objekti ka mbetur ne fazen fillestare, pasi fondi per fazen e dyte nuk u financua asnjehere.