Një aksident rrugor është shënuar mbrëmë në aksin Lezhë-Tiranë dhe si pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, viktima është shtetasi D.V. 61 vjeç, banues në Tale. Policia bën të ditur së njoftimin e saj zyrtar se rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Sic duket edhe nga pamjet e siguruara nga Star Plus automjeti me krah të kundërt ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, kanë kryer veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.