Renia e nje masivi shkembor drejt nje banese ne Fshatin Torovice te Lezhes per pak sa nuk u kthye ne tragjedi. 5 anetare te familjes Perlleshi kane qene ne banese ne monentin e renies se gureve perkatesisht rreth 5 ton secili .

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor janë reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës. Cifti i bashkeshorteve Perlleshi Prend dhe Lina Perlleshi tregojne momentet e tmerrit nga renja e gureve ndersa jane te friksuar per te jetuar ne ate banese, pasi te tjere gur rrezikojne te bien.

Te vetmit qe shkuan ne vendin e ngjarjes ishin policia dhe perfaqesues nga Bashkia Lezhe. Administratori i Balldrenit Soviljan Kosova thote se ngjaja eshte shume e rende, por bashki i ka dergur shkresa qeverise për te nderhyrë.

Zona e Torovices vazhdon te jete e rrezikshme sa i takon renjes se gureve,
Familja Perlleshi apelon për ndihmë, pasi thotë që çdo natë bienë të flenë me frikën se mund t’iu ndodh ndonjë tragjedi,

njësoj si ajo që u mori jetën katër personave rreth një viti më parë, teksa ishin duke ecur me makinë në këtë zonë.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE