Me fondet e veta të emergjencës bashkia Lezhë ka nisur punën për zbatimin e projektit që ka të bëjë me rehabilitimin e një segmenti në rrugën e kalasë i cili si pasojë e fenomenit eroziv me gjithë murin mbrojtës ka pësuar një shembje masive dhrash.

Kjo rrëshqitje masive e bëri të pakalueshëm këtë aks rrugor për automjetet dhe banorëve të lagjeve aty pranë ashtu edhe për vizitorët e turistët e huaj që ishin të interesuar të shikonin nga afër kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës.

Sipas zëvëndës kryetarit të bashkisë Lezhë Enver Hafizi megjithë kërkesat drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për të nderhyrë në rikonstruksionin e kësaj pjese rruge nuk pati asnjë reagim dhe mbështetje nga ana e tyre

Dy fazat e këtij projekti me vlerë afro 20 milion lekë të reja e financura nga bashkia pritet të përfundojnë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm rruga do të jetë e kalueshme si për banorët e lagjeve aty pranë ashtu edhe për vizitorët e turistët e huaj

Artikulli paraprakARQIPESHKVIA DHE KARITASI GËZOJNË FËMIJËT
Artikulli tjetërPUNONJËSIT E FABRIKËS SË DUHANIT 22 MUAJ PA RROGA