Mirel Ndoka dhe Edmond Mehillaj ishin shenjestra e nje atentati te amre zjarri parditeten e sotme ne aksin Lezhe – Tirane.

Ne automjetin në të cilin lëviznin Mirel Ndoka, inspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Lezhë dhe Edmond Mhilli, ish punonjës i Komunës Zejmen u qëllua me armë zjarri në ecje e sipër nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjara ndodhi rreth orës 10:00 në autostradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh,ku një automjet teksa i parakaloi personi që ishte në të, qëlloi me armë zjarri,fatmirësisht plumbat prekën vetëm makinën Ford Focus,por pa sjellë pasoja për dy shtetasit.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes,ku nga kqyrja konstatohet se mjeti është qëlluar në pjesën e poshtme të paktën me tre plumba.

Uniformat blu,kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve,ndërkohë po merren në pyetje dy shtetasit që i shpëtuan plumbave.

Ende nuk dihen shkaqet,ndersa po hetohet në disa pista,ajo për shkak të detyrës apo të ndonjë konflikti personal. Deri tani janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndërsa po kontrollohen kamerat pranë vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Ndwrkohw njw njw reagim tw saj Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e e sotme
Bashkia sqaron opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.

Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.