Riaplikimi i qytetareve te Lezhes per karta dhe pasaporta biometrike, ka rikthyer radhet e gjata prane zyres se gjendjes civile. Qytetaret jane te revoltura ne lidhje me mungesen e sporteleve dhe punonjesve qe jane partiake.

Me problematike situate eshte per te semuret dhe te moshuarit te cilet nuk mundet te qendrojne ne radhe, pasi vijne qe ne oret e para te mengjesit

Jane nje numer i madh i qytetareve qe riaplikojne, kryesisht pas njoftimit te fundit per skadencen se mjeteve ID. Sipas tyre kompania duhet te marre masa per te shtuar zyrat e aplikimit si dhe te vendos nje sistem radhe.

Pjerin Cuku, Drejtori i Filialit te Postes ne Lezhe thote se qe nga fillimi i vitit e deri me tani jane shitur 1700 kupona. Cuku shtoi se ne Filialin e Postes Lezhe jane marre te gjitha masat per t’iu pergjigjur cdo nevoje te qytetareve per tu paisur me mjete ID.

Kerkesat e qytetareve te Lezhes per t’u pajisur mjete Identifiluese pritet qe ne ditet ne vijim te jete gjithnje me i larte, pasi deri ne muajin qershor skadojne 1.2 mln Karta Identiteti dhe Pasaporta Biometrike ne te gjithe Shqiperine.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHËRBIME TË REJA NË LAGJEN NR 4
Artikulli tjetërSHKODËR, SEKUESTROHEN 18 KG DROGË NË MURIQAN