Rasti i radhës, i dhunës në familje vjen nga Lezha.

Këtë herë është një burrë 54-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe bashkëshortes, përkatësisht, 83 e 33 vjeç.Pas kësaj, mësohet se Policia ka prangosur në flagrancë agresorin.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. Ç., vjeç 54, banues në fshatin Gocaj, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe bashkëshortes, shtetaseve M. Ç., dhe D. Ç., vjeç 83 e 33. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.