Ne dimer behet e pakalueshme nga gropat e medha me uje, ndersa ne vere banoret i mbyt pluhuri.

Ne kete gjendje skandaloze ndodhet prej 30 vitesh rruga “Fran Ivanaj” ne Lezhe.

Edhe pse shume here eshte ngritur si problematike, askush nuk ka marre mundin te investoje ne kete pjese jo pak te rendesishme te qyetetit. Banoret shprehen te revoltuar per gjendjen alarmante te rruges ku kalojne.

Disa prej tyre kane humbur cdo besim te Bashkia Lezhe nder vite, saqe ngurojne te flasin.

Duke pare inekzistencen e pushtetit lokal ne Lezhe, banoret shpesh here mbushin gropat e kesaj rruge, te cilet edhe pse jane ankuar disa here prane bashkise, por nuk kane gjetur asnje zgjidhje.

Veç ne infrastrukture, banoret ngrene edhe nje tjeter problem, qe ia shton perkeqesimin situates.

Banoret , thone se kjo rruge eshte kthyer ne nje parkim te paligjshshem per autobuse dhe taksi, duke ua vështirësuar edhe me shume jetesen.