Forcat e policisë së Lezhës kanë realizuar me sukses gjatë natës një operacion të koduar “Telekomanda”, duke bërë të mundur ndalimin e një 29-vjeçari nga Tirana, i cili lëvizte me mjetin e tij në aksin Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit.

Endrit Vejsiut iu vunë prangat në flagrancë, për shkak se pas kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel, në gomën rezervë të vendosur në bagazh u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Minat ishin të paketuara me dy cilindra materiali të ngurtë, të mbështjellë me natriban, ndërkohë që dyshohet se janë të llojit “TNT”.

Veç tyre, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur edhe rreth 3 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa, e paketuar dhe gati për shitje.

Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, Ferdinand Mara ka dhënë detaje sot për operacionin e zhvilluar