Temperaturat deri ne -4 grade celcius kane sjelle veshtiresi ne procesin mesimor ne shkollat e Lezhes. Ulja drastike ne temperaturave ka bere qe te dale ne pah mungesa e ngrohjes ne shkollat e qytetit .

Problematika me e madhe paraqitet ne shkollat e qytetit, pasi sistemet e ngrohjes qendrore nuk funksionojne qe ne instalim. Problemin ne fjale eshte eshte ngritur nga drejtori i Arsimit ne Lezhe Bardhok Pulaj, sipas te cilit i eshte kerkuar Bashkise se Lezhe qe te gjendet zgjidhje.

Pulaj ka shtuar me tej se probleme ka edhe ne disa shkolla te fshatrave, ku ngrohja realizohet pjeserisht me dru zjarri, ku ne disa shkolla nuk ka as soba te mjaftueshme, per ngrohje.

Ngrohjes ne shkollat e qytetit te Lezhes mbetet ende nje problem i trasheguar qe nuk po gjen zgjidhje. Ne keto kushte te vtemperaturave ekstreme nxenesve ne shkollat e Lezhes u duhet te vishen trash, ose te gjejne zgjidhje alternative per te perballuar acarin e ketij dimri.