Rreth 70 hektarë tokë bujqësore në fshatin Grash të Njesisisë Administrative të Dajçit në Lezhë, i është dhënë për shfrytëzim nga Ministria e Bujqësisë një firme private për një periudhe 90-vjeçare.

Kjo ka revoltuar banoret të cilët pretendojnë se po ju grabitet prona e trasheguar nga të paret e tyre.

Pasi nuk kanë gjetur drejtësi në Gjykaten Administrative banoret përmes avokatit të tyre kanë bërë kallzim në prokurorinë e krimeve të rënda ndaj Ish Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe përsonave të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e proçedurave të tenderimit.

Banoret e Grashit kërcënojnë se do ta mbrojnë me gjak pronen e tyre, nëse insitucionet nuk do i japin zgjidhje problemit që ata kanë.

Firma e cila ka marrë me konçension këtë siperfaqe toke ka nisur zhfrytëzimin e sajë, ndërsa banoret janë të vendosur në rezistencen e tyre, për këtë padrejtësi që ju është bërë.