Reshjet e shiut me intensitet te larte sollen serish permbytje ne qytetin e Lezhes. Rruget dhe lagjet kryesore u mbuluan nga nje prezence e madhe uji, ku bizneset ulen cepenat ndersa problem u be për banoret kryesisht femije levizja, pasi iu deshet te vishnin cizmet per te kaluar. Problematike mbetet situata ne lagjen Beselidhja dhe 11 janari, ku pusetat u bllokuan dhe uji doli ne siperfaqe.

Edhe pse situata eshte e perseritur sa here ka reshje shiu, Bashkia Lezhe as qe nuk e merr mundimin ta zgjidh kete situate. Nga reshjet e shiut pati deme te medha ne bujqesi, por edhe rrezik per banesa. Gjyste Kola eshte nje nga banoret e ish-frutores ne Lezhe e cila shprehet se uji i ka demtuar te mbjellat dhe pemet, pasi shkak eshte bere prej dy vitesh bllokimi i kanalit.

Ajo ka apeluar Bashkine e Lezhes per marrjen e masave edhe pse eshte ankuar disa here asnje mase nuk eshte marre.

Reshjet e shiu sollen mjaft probleme edhe ne lagje te tjera te qyetit, ku ne lagjen e spitalit inertet dhe uji vershoj ne rruge.