150 nxenes te shkolles 9 vjecare “Fran Ivanaj” ne Ishull-Shengjin ne Lezhe do mesojne edhe kete vit ne kushte te mjerushme.

Ky tempull dije eshte i amotizuar, ku tarraca e shkolles e deperton ujin brenda ne rast te reshjeve te shiut, ndersa suvaja rrezikon te bie si shkak i amortizimit dhe mos nderhyrjes prej shume vitesh.

Drejtori i Shkolles “Fran Ivanaj” Ded Luli pranon problematiken edhe pse ngushellohet me faktin se bashkia e Lezhes ka nisur te riparoje pjese te demtuar te kesaj shkolle.

Prinderit nga ana tjeter shprehen te revoltuar per mungesen e investimeve ndersa fajesojne organet vendore per nderhyren qesharake qe po behet, pasi e gjithe godina kerkon nderhyrje.

Shkolla, ne te cilen studiojne rreth 150 nxenes eshte ndertuar ne vitin 1995 por cilesia e dobet e punimeve ka bere qe te shkaterrohet shume shpejt.

Nderkohe qe prej vitit 95 nuk njeh nderhyrje, ndersa edhe ky vit shkollor pritet te jete teper i veshtire, si per nxenesit ashtu edhe per stafin pedagogjik.