Eshte shtyre për të dytën herë seanca paraprake në ngarkim të çeshtjes “Ranishtja4″ në Lezhë, për mungesën e një avokati.

Nje pjesë e të akuzuave kerkuan në seancë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura pushimin e çeshtjes, ndërsa pjesa tjeter vijimin e hetimeve sipas kerkesës së dhënë nga prokurori.

Në mesin e të akuzuarve ndodhej kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, kryetari i Qarkut Gjok Ndoka dhe pjesa tjetër e perfshirë në tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun”.

Ndërkohë Gjykata e Lezhës vazhdon shqyrtimin e kerkesave të prokurorit deri në zbardhjen e plotë të çështjes së të akuzuarve për falsifikimin dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Ranës së Hedhun në Shengjin.

 

Artikulli paraprakPOSTRIBË, RAMA SUPRIZON FAMILJEN E VARFËR
Artikulli tjetërKONFERENCA BALLKANIKE PËR UJIN