Dhjetra tregetareve ambulant te Shengjinit iu premtua nje jave me pare zgjidhja e problemit te shitjes ne shetitoren e plazhit.

Ishte vete kryetari i bashkise Lezhe Fran Frrokaj i cili iu premtoi zgjidhje te ketij problemi, por ata sot jane dyndur serish ne dyert e bashkise pasi nuk jane lejuar nga policia Bashkiake te tregetojne.

Mes loteve tregetaret e ardhur nga rrethet te ndryshme te vendit shprehen se ndihemi te diskriminuar pasi nuk na lejojne te shesim ne asnje vend. Zgjidhja e sipas tyre eshte pershkallezimi i protestave duke bllokuar rrugen e Shengjinit.

Nga ana tjeter Bashkia Lezhe permes zedhensit Altin Mema ka rikonfirmuar qendrimin e kryebashkiakut Frrokaj,se shetitorja do te jete ne funskion te plote te turisteve,

teksa ben me dije se ka pasur qindra ankesa per zaptimin e shetitores,ju ne jo pak raste tregtarët ambulant kanë shitur edhe rroba te perdoruara duke krijuar nje pamje aspak te përshtatshme

Shitesit do te vazhdojne te protestojne deri ne zgjidhjen e ketij problemi, ndersa thone se do i pershkallezojne ato deri ne bllokimin e rruges se Shengjinit.

Ata kundershtojne vendimin per vendin e caktuar nga bashkia,qe eshte fundi i shetitores,pasi sipas tyre,kjo nuk frekuentohet nga turistet.

 

Artikulli paraprakSHKODËR-HANI HOTIT, “SUPERSTRADA E VDEKJES”
Artikulli tjetërAKSIDENTOHEN BASHKËSHORTËT, VDES BURRI