Si pasoje e nje aksidenti automobilistik ne 2007-en, ai pesoi deme te renda ne gjymtyret e te dyja kembeve.

Behet fjale per 31-vjeçarin Gentian Ndoj nga Shenkolli i Lezhes, i cili tashme rrezikon dhe jeten. Ky aksident qe pesoi para 10 vitesh te riut i ndryshoi pergjithmone jeten.

Ne nje interviste per Gentiani tregon per nderhyrjet qe ka kryer, ndersa per gjendjen e tij ai akuzon rende mjekun Zamir Demiraj qe e qoi ne kete gjendje duke i marre vetem leke dhe duke mos e sheruar.

Infeksioni i rende ne gjymtyret e te dyja kembeve rrezikon t’i marre jeten, i riu kerkon ndihmen e shqiptareve per operacionin qe kushton rreth 25 mije euro, nderhyrje qe mund te kryhet vetem ne nje spital te italise.

Veshtiresite ekonomike ja kane bere te pa mundur nderhyrjen qe duhet ta beje sa me shpejt te jete e mundur, ndersa i tregon se ka shitur cdo prone per te kryer 10 operacione, e ndersa tani ka vetem shpresen e fundit ndihmen e cdo kujt.

Te riut nga Shenkolli i Lezhe i ka dhene shprese per jeten nje spital ne Itali, pavaresisht se ndoshta do te sakrifikoje njeren kembe. I riu ka nje guxim te madh per jeten, ndersa shoket vazhdojne ti qendrojne prane ne keto dite te veshtira te jetes se tij.

Genti ka kurajo te madhe per te perballuar cdo lloje sakrifice me ate cfare i ka ndodh.

PUBLICITET