Duke filluar nga 1 qershori të gjitha subjektet që derdhin ujerat e zeza në detë do të ndëshkohen sipas Ligjit. Ky fakt ka venë në lëvizje Inspektoriatin Mjedisor në Lezhë, pas uredherit qe vjen nga u Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për ndëshkimin me forcën e ligjit të gjitha subjektet që derdhin ujerat e zeza në vijën bregdetare te Lezhës.

 

Sa i takon ketij fenomeni, Inspektoret kanë kaluar në sitë të gjitha subjektet që operojnë në zonat bregdetare, ndërsa nuk kanë munguar problematikat e konstatuara. Ismail Dushku Shefi i Kontrollit Mjedisor ne Lezhë, thotë se në subjektet që janë konstatura probleme ju është lënë detyre plotësimi i kushteve, në të kundërt sipas Dushkut do të përballen me masa të ashpra ndëshkimore.

 

Ndekohe pas pas urdherit te lëshuar nga Ministria ne Lezhe janë ngritur disa grupe pune të cilët do të monitorojnë në vazhdimësi subjektet që operojnë në zonat bregdetare të Lezhës, ndërsa deklarohet se nuk do të ketë tolerime për ata subjekte që nuk trajtojnë ujerat e zeza.

 

Artikulli paraprakNJË FSHAT I IZOLUAR PAK PËRTEJ SHKODRËS…
Artikulli tjetërKURBIN, E GODITI ME LEVË, AGRAVON KONFLIKTI