Në maternitetin e Lezhës numri i lindjeve ka rënë ndjeshem gjatë viteve të fundit.Të dhënat janë bërë publike nga Përgjegjësja e Maternitetit, Luljeta Delishi,

sipas të cilës gjatë 2018 kemi patur afërsisht 900 lindje dhe duke e krahasuar me një vit më parë numri është më i ulet.

Sipas Delishit janë shtuar rastet e lindjeve nën moshën 18 vjeç dhe kryesisht janë vajza të zonave rurale si dhe të komunitetit rom.

Materniteti i Lezhës ju shërben 3 rretheve të këtij qarku, ndërsa rënia e numrit të lindjeve lidhet me largimin e popullsisë jashtë vendit, por edhe drejtë qyteteve të mëdha.

Ndërsa si shkak kryesor mbetet gjendja ekonomike në të cilën ndodhet ky qark.

Artikulli paraprakDËGJESA PUBLIKE ME GRATE NË VELIPOJE
Artikulli tjetërMALËSIA E MADHE, PRANË UJIT PA UJË