Vjedh tek kasaforta e lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori.

I sekuestrohen edhe paratë e vjedhura

Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej

– 7.265 Euro

– 120 Paund

– 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSALVINI MESAZH BRUKSELIT: EMIGRANTËT DO TË SHKOJNË NË SHQIPËRI, DONI APO NUK DONI JU
Artikulli tjetërTIRANË, “BURG” BABAIT QË ABUZOI SEKSUALISHT TË BIJËN PËR SHUMË VITE