Dy persona ne Lezhe bien ne pus ,ndersa raportohet se kane vdekur . Sipas banoreve dy personat qe kane rene ne pus jane prej dy oresh, ndersa eshte nxjerre nje prej tyre.

Po punojne per nxjerrjen e trupit tjeter dy zjarrfikese ndersa edhe dhe ambulanca ndodhet ne vendin e ngjarjes. Dyshohet se kane qene duke germuar ne hapjen e pusit. Sipas banoreve zjarrefiksja ka vonuar nje ore per te ardhe .Dy personat ishin nipi dhe daja ,Martin Gjonaj 35 vjec dhe nipi i tij Marjan Ndoci 21 vjec.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakARRESTOHET POLICI, DREJTONTE MAKINËN I DEHUR
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA: MBËSHTESIM PROKURORËT, SHQIPTARËT PRESIN DREJTËSI