Erat e forta sollen probleme te shumta ne Lezhe. Ne oret e para te mengjesit te se shtunes nje kamion i ngarkuar me polisterol u permbys ne rruge mbi uren e lumin Mat.

Famiresisht nga devijimi i kamionit nuk pati pasoja ne njerez. Kamioni ka qene duke udhetuar ne autostraden Lezhe- Milot ndersa ne uren ku ndodhi edhe permbysja e kamionit fryne gjithmone ere e fuqishme

Ndërkohë një kamion tjetër po në autostraden Lezhe Milot ne afersi te fshatit Zejmen u përmbys nga era e fuqishme por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëzNga erat pati edhe deme te tjera ne tabela dhe peme gjate autostrades Lezhe Milot.

Po ashtu si pasoje erave te fuqishme catia e baneses se nje banese ne Lezhe u demtua gjate nates, ndersa kane shpetuar mrekullish 8 anetaret e familjes Filipi. Flora Fili tregon momentet e frikshme qe kane perjetuar anetaret e kesaj familje nga “fluturimi” i tiegullave te catise duke demtuar edhe disa automjete qe ishin te parkuara aty prane.

E zonja e shtepise apelon per ndihme nga ana e bashkise lezhe, ndersa thote se qendrimi ne banese eshte bere i frikshme me femije te semure brenda.

Nderkohe si pasoje motit te keq ka patur probleme te furnizimit me energji elektrike edhe ne zonen e Lezhes. Sipas njoftimit te bere nga OSHEE moti i keq ka demtuar nje pjese te rrjetit elektrik. NST i Rriles eshte jashte funksioni.OSHEE ben me dije se kushtet atmosferike nuk japin siguri per te nderhyre ne rrjet.