Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të marrin tekstet falas në përdorim.
Vendimi është marrë ditën e mërkurë ,

në mbledhjen e radhës të këshillit të ministrave sipas së cilit çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse, atë të Arsimit.

Sipas Juristit Gazmend Dibra pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale në qarkun e Shkodrës do të përfitojnë 6800 nxenes te arsimit parauniversitar.

Kjo nismë ka qenë e paralajmëruar më herët nga qeveria, ndërsa librat duhet të mirëmbahen dhe të dorëzohen në fund të vitit shkollor.

Në këtë mënyrë lehtësohet dhe barra e atyre prindërve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë librat duke e mbuluar kështu koston e tyre nga Ministria e Arsimit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE