Zyra vendore e arsimit në Shkodër që në fillim të qershorit ka nisur procesin e vlerësimit të librave për nxënësit që sezonin e kaluar shkollor i përfituan librat falas.

Të gjithë këto libra për nxënësit që ndjekim arsimin fillor, pra nga klasa e parë deri në të katërtën do të duhet që të dorëzohen. Pas dorëzimit mësuesit e shkollave bëjnë vlerësimin e këtyre librave.

Elira Smakaj, përgjegjëse në sektorin e monitorimit të kurrikulës pranë Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër bën të ditur se brenda 10 ditëve ky proces do të përfundojë

Librat që do të dorëzohen, do të përdoren sërish nga nxënësit e vitit të ardhshëm shkollor bën të ditur përgjegjësja Smaka ndërsa bën thirrje për ruajtjen dhe përdorimin me kujdes të librave.

Në këtë nismë të Ministrisë së Arsimit për dhurimin falas të librave janë përfshirë nxënësit e të gjitha shkollave në vend.