Të lexosh nuk mjafton vetëm të dish gërmat.
Të lexuarit padyshim ndikon në formimin e fëmijëve.

Ndaj psikologët sugjerojnë që të mësuarit me librin të nisë në fëmijërinë e hershme. Botimet me figura shihet si mundësia më e mirë për tu futur në botën letrare, e më pas vazhdohet me përralla dhe tregime të shkurtra.

Psikologët veçojnë se fëmijët tërhiqen më shumë nga librat e fantazisë, sepse ua zhvillojnë imagjinatën duke i çuar në situata dhe vende të panjohura.

Rita Petro: Edhe fëmijët e vegjël fare kanë nevojë për disa libra me këto tema të ditës. Ne kemi libra shumë të mirë, “Si të flasim hapur me fëmijë tanë” ose “Si ta mbrojmë planetin tonë”. Që i vogël ai mësohet me disa terma që ne i quajmë tabu. Vdekja është një gjë e natyrshme, ashtu si jeta.

Një detaj në dukje i parëndësishme por në vetvete shumë domethënës është përzgjedhja e titujve. Në gamën e gjerë të botimeve që sjell tregu, përkthyesja Aida Baro sugjeron botimet edukative por edhe zbavitëse në të njëjtën kohë.

Botuesit në Shqipëri përpiqen ti japin tregut titujt që në vendet e Rajonit janë botuar prej kohësh, por që mungojnë në libraritë tona.

Aida Baro: Fëmijët kanë shumëllojshmëri zgjedhjes dhe nuk janë të fokusuar të gjithë në një titull të caktuar.
Ndër ribotimet që bëjnë diferencën janë titujt që kanë lënë gjurmë tek lexuesit përgjatë viteve .

Aida Baro: Botueses i kanë lënë mbresa në fëmijërinë e saj, ose që mendon se mund të jetë dhe ti duhet lexuesit shqiptar.Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë edhe pse të paktë në numër mbeten të preferuar gjithashtu.

Rita Petro: Kemi atë traditën e shkrimtarëve si Odise Grillo, Bedri Dedja, Gaqo Bushaka që kanë lënë një traditë të bukur përkthimi.

Një detaj jo pak i rëndësishëm është cilësimi i moshave te librat e fëmijëve që tematikat e trajtuara në këto botime të përkojnë dhe me shkallën e zhvillimit të fëmijës.

Rita Petro: Duke filluar që nga parashkollori vë moshën. Është shumë e rëndësishme mosha. Unë kam vë re që në momentin që prindi ble një libër mbi moshën e fëmijës, tek fëmija futet ajo pjesa që unë nuk jam i zoti, sepse nuk arrin ta kuptojë.

Burime nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë rendisin këto tituj si më të kërkuarit ndër vite.
‘Zemra’, ‘Tarzani’, ‘Robinson Kruzo’, ‘përrallat e vellëzerve Grim’, ‘Aventurat e Tom Sojerit’ dhe ‘Përrallat e 1001 netëve’ e të tjera.

Sipas një studimi të bërë në Europën Perëndimore, gjatë 10 viteve të fundit numri i fëmijëve që marrin hua librat nga bibliotekat për t’i lexuar dhe për t’i rikthyer sërish është shumë më i vogël krahasuar me një dhjetëvjeçar më parë.

Ky është një fenomen shqetësues edhe në Shqipëri, në një kohë kur po flitet se fenomeni i leximit është në rënie.

Libri është guri i themelit në përgatitjen dhe zhvillimin intelektual të fëmijëve. Ndaj dhe psikologët sugjerojnë që të krijohet një lidhje e ngushtë që herët duke u hapur edhe një dritare më shumë për të parë botën.

Artikulli paraprakNE ADMINISTRATE MBI 1300 PUNONJËS TË RINJ NË 2019, MES TYRE STUDENTËT EKSELENTË
Artikulli tjetërSTUDENTËT SËRISH SOT NË PROTESTË. MARSHIMI NIS NGA PARLAMENTI