PËSOHET HUMBJA MË E THELLË NGA CRAIOVA 86-45. Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj vijon të jetë e pafuqishme në Ligen Ballkanike.

Madje këtë herë ka pësuar humbjen më të thellë deri me tani, pikërisht 86-45 nga ekipi i Craiovës. Kuqeblutë në këtë mënyrë shkojnë në 7 humbje duke mbetur në vendin e fundit në klasifikimin e përgjithshëm. Përsa i përket ndeshjes, skuadra ka humbur në të gjitha periodat, pikërisht në të paren 22-12, në të dytën 18-11, në të tretën 27-8 dhe në të katërten 19-14 e në total, 86-45, duke shënuar kështu numrin më të vogël të pikëve të shënuar nga shkodranët. Për të bërë një rezyme të ndeshjve të deritanishme të Vllaznisë, në Ligen Ballkanike, kemi të bëjmë një paraqitje jo shumë të zymtë, ndonse skuadra ka vetëm humbje. Takimi i parë ka qenë me 14 tetor, ndaj Sigal Prishtina ku shkodranët humben, 85-59. Përballja e dytë, ka qenë me 28 tetor të vitit 2014 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku takimi nuk u zhvilluar për shkak të problemeve me tabelen elektronike e skuadra humbet në tavolinë 20-0. E treta sfidë e basketbollistëve të Vllaznisë, ka qenë po në Shkodër me datën 13 nëntor të vitit 2014 ndaj Craiovës. Kuqeblutë humbasin me vetëm 3 pikë diferencë, ku me pak fat dhe mund të ishte fituar. Me 28 nëntor, në Shkodër, vjen ekipi i Kozuv, ku kthen me këmbë në tokë skuadrën e Vllaznisë dhe realizon një fitore, 88-52. Ndëshjen e fundit në Shkodër, Vllaznia e ka zhvilluar ndaj Sigal Prishtinës me 9 dhjetor. Në këtë takim, ekipi kosovar, fiton me 10 pikë diferencë, 88-78. Ndërsa vitin 2015, Vllaznia e ka nisur me humbje që me datën 14 janar ku u mund nga ekipi i Mornar 79-48 dhe së fundmi ndaj Craiovës. Takimi i fundit për Vllazninë në Ligen Ballkanike do të jetë me datën 28 janar, ndaj Kozuv.