KUQELBUTË MUNDEN 78-88, ZHVILLUAN NJË LOJË TË MIRË. Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj, ka humbur në ndeshjen e radhës të Ligës Ballkanike, këtë herë ndaj Sigal Prishtina. Skuadra ka humbur 78-88, në një takim të rivalizuar deri në minutat e fundit.

Në fakt kjo sfidë ka qenë e parashikuar si e vështirë për vetë faktin se ekipi i Prishtinës është një ndër pretendëntët kryesorë për fitimin e titullit kampion në këtë ligë. Pa ndeshjes, trajneri Gjeçaj, u shfaq i kënaqur me lojën e ekipit të tij, duke shpresuar se skuadra do të ruajë këtë paraqitje për ndeshjet e kampionatit.Përveç, ndeshjen, Takimi mes Vllaznisë dhe Sigal Prishtinës, ka patur një interesim të madh dhe nga tifozeritë përkatëse. Përveç, tifozëvë shkodranë, të pranishëm kanë qenë dhe grupimi më i njohur i tifozave të Prishtinës, Plisat, ku kanë dhuruar një atmosferë të zjarrtë në ambjentet e pallatit të sportit. Vllaznia me këtë përballje ndaj Sigal Prishtinës mbyll ndeshjet brënda në shtëpi, ndërsa në vitin 2015 do të ketë dhe tri transferta të tjera për të zhvilluar. 

 

 

 

PUBLICITET