Vllaznia në futboll për femra pas kualifikimit mes 32 ekipeve më të mira në Ligën e Kampioneve tashmë ka njohur se kush do të jetë kundërshtari i saj në përballjen e ardhshme. Shorti u hodh në Nion të Zvicrës ndërsa Vllaznia njohu kundërshtarin e saj që pas shortit do të jetë skuadra e Fortuna Hjorring e Danimarkës. Në fakt krahasuar me ekipet e tjera me të cilat mund të përballej Vllaznia si Lioni, kampione absolute e Europës për tre vite me radhë, Barcelona, Bajern Mynih, Manchester City e të tjera, kundërshtari i saj Fortuna e Danimarkës është një skuadër më e lehtë se ekipet e mëdha, të paktën në letër.

Megjithatë patjetër që edhe përballja me kampionen daneze nuk do të jetë aspak e lehtë por Vllaznia nga ana e saj do të japë maksimumin në këtë përballje direkte. Tashmë 32 ekipet do të kenë përballje direkte deri në fund nga ku shpallet edhe skuadra kampione ndryshe nga meshkujt që fillimisht kanë fazë e grupeve.

Përveç Vllaznisë dhe Fortuna që do jenë përballë, skuadra kosovare e Mitrovicës e cila është edhe ajo mes 32 më të mirave do të ketë përballë skuadrën gjermane të Ëolfsburgut, një sfidë tejet e vështirë duke se skuadra gjermane është ndër më të mirat në Europë. Shorti i hedhur në Nion ka rezervuar edhe disa ndeshje finale të parakohshme siç është Juventus-Barcelona, Arsenal-Fiorentina.

Ndeshjet e tjera në këtë fazë do të jenë Hibernain-Slavia e Pragës, Spartak Subotica-Atletiko Madrid, Sportingu i Bragës-Paris Sën Zhërmen, Hertanovo- Glasgou, Rajzan-Olimpik Lion, Goteborg-Bajern Mynih, Polten Frauen-Tëente, Anderleht- Kazygurt, Breidablik-Sparta Prages, Pitea-Brondy, Lugano-Manchester City dhe Minsk-Zyrih.

Ndeshjet e para do të luhen me 11 ose 12 shtator ndërsa takimet e kthimit pas dy javësh. Vllaznia e femrave përballjen e parë do ta ketë në Shkodër me ekipin e Fortuna të Danimarkës në stadiumin “Loro Boriçi” pas kualifikimit historik që arriti në fazën eleminatore të grupeve.

Artikulli paraprakANTONIO MARKU: UROJ MOS TË TRADHËTOJNË VLLAZNI
Artikulli tjetërSHEMBET SKELA, VDESIN 2 PUNËTORË, PLAGOSEN 2 TË TJERË