DISA PREJ EKIPEVE PRETENDENTE I DUHET ME PATJETËR FITORJA.Liga e Kampionëve do të zhvilloj sot një pjesë të takimeve përmbyllëse të fazës së grupeve. Interesi më I madh do të jetë në “Juventus Stadium” të Torinos aty ku bardhezinjtë e Allegrit do të presin Atletikon e Madridit për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Një fitore e mundshme jo vetëm që do ti kalonte kampionët e Italisë në fazën tjetër por edhe mund ti jepte vendin e parë në grupin A. Në krahun tjetër tekniku I “los colchoneros” Diego Pablo Simeone do të kërkojë triumfin e radhës ndaj bardhezinjve pas fitores në Calderon 1 tetorin e shkuar. 

Një tjetër takim që pritet të tërheqë mjaft interes është ai mes Liverpulit dhe Bazelit. Të kuqtë kanë fitoren sit ë vetmen alternativë nëse dëshirojnë të kalojnë më tej, ndërsa helvetëve do ti mjaftonte një barazim. Roxhers do ti besojë fatet e skuadrës së tij talentit Sterling dhe kapitenit Gerrard ndërkohë që në sulm mund të aktivizohet Riki Lambert. Ndërsa tekniku i zviceranëve Paolo Sosa do të aktivizoj nga minuta e parë Taulant Xhakën dhe Shkëlzen Gashi. 26 vjeçari i lindur në Zyrih është aktualisht golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe sigurisht që tekniku portugez shpreson tek aftësitë e lojtarit kontigjent të përfaqësueses sonë, kurse Xhaka duket se po rekuperon formën e tij pas dëmtimit të pësuar.

Reali Madridit do të presë Ludogorec në Bernabeu me Ancelotin që pritet të aktivizojë linjat e dytë me të vetmin Ronaldo që mund ta nisë nga minuat e parë, arsyeja është e thjeshtë , dueli me Messin përsa i përket golave të shënuar në Champions, ndërsa bullgarët kanë akoma shpresa për një vend në Europa League.

Mister është situata në grupin C, me Leverkusenin, Monakon dhe Zentin të ndara nga 2 pikë të vetme, dhe sigurisht që shumë do të vendosë përballja mes skuadrës nga principata dhe ekipit rus, ndërsa gjermanët do të presin në Bay Arena Benfikën.

Gjithçka e përfunduar përsa i përket grupit D, ku e vetmja dilemë është se kush do të mbyllë në vendin e parë me Borusian që ka dy pikë avantazh ndaj Arsenalit dhe në “Signal Iduna Park” pret Anderlehtin e Besnik Hasit , ndërsa londinezët luajnë në transfertë ndaj Gallatasarajt