Në muajin shtator merr jetë kompeticion i Uefa Nations League. Në të do të marrin pjesë 55 kombëtare të ndryshme europiane. Është menduar ky kompeticion me idenë për të ulur numrin e ndeshjeve miqësore të cilat nuk shfaqin edhe aq shumë interes.

Në këtë mënyrë në fillimin e kompeticionit të ri Shqipëria do të luajë 4 ndeshje ndërkombëtare, dy në transfertë, në Skoci e Izrael, si dhe ndeshjet në fushën tonë me po këta kombëtare.

Sipas shortit të hedhur Shqipëria u caktua në Grupin 1, bashkë me Izraelin dhe Skocinë. Kuqezinjtë e njohin ekipin Izraelit nga kualifikimet e fundit ku arritën një fitore dhe një humbje, kurse ndaj Skocisë kombëtarja shqiptare ka një përballje ndryshe.

Janë përcaktuar edhe stadiumet ku ekipi kombëtar i Shqipërisë do të presë ndeshjet e para. Me datën 7 shtator është edhe ndeshja e pare. Kuqezinjtë do të presin ekipin Izraelit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshja me Skocinë është programuar në datën 17 nëntor dhe do të jetë pikërisht qyteti i Shkodrës që do të mirëpresë këtë ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”.

Bëhet me dije se të dyja këto ndeshje të kombëtares Shqiptare me Izraelin dhe Skocinë do të zhvillohen në orën 20:45.

Trajneri Crisitan Panuçi ka kohë deri në shtator që të ndërtojë një skuadër e cila duhet të tregojë një tjetër fytyrë pas dështimit në miqësoret e zhvilluara më herët.

Ky mund të jetë shansi i fundit ekipi të përgatitet sa më mirë në mënyrë që të dalë fitimtare në këtë grup.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHFAQET KOMEDIA “MOS MË TREGO PËRRALLA”
Artikulli tjetërKONSERVATORËT NË SPANJË, ZGJEDHIN PASUESIN E RAJOY-t