Kampionët e Ligës së Kombeve, Portugalia, e ka nisur frikshëm edicionin e ri të këtij kompeticioni, pasi ka fituar 4-1 kundër nënkampionëve të botës, Kroacisë. Andaluzianët zhbllokuan me Cancelo-n në fundin e pjesës së parë, ndërsa në vijim realizuan edhe dy herë të tjera me Jota dhe Joa Felix para se skuadra ballkanase të shkurtonte përkohësisht. Në minutën e 5 shtesë talenti i Manchester City-t Andre Silva vulosi rezultatin përfundimtar në favor të portugezëve.

Në këtë sfidë një moment i veçantë u shënua me Kristiano Ronaldon. Mund të jesh njeriu më i famshëm i botës, me mbi 207 milionë ndjekës në instagram, por kjo nuk do të thotë të mos mbash maskë në kohë pandemie. Kush më mirë mund ta dijë këtë përveç Cristiano Ronaldo-s, i cili mbrëmë në ndeshjen Portugali-Kroaci theu protokollin duke mos mbajtur maskë në tribunë. Por pas këshillimit nga një punonjëse futbollisti i Juventusit u detyrua të jetë si gjithë të tjerët. E vështirë ka rezultuar sfida e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve për kampionët e botës, Francën, e cila fitoi minimalisht 0-1 kundër Suedisë. Golin e vetëm në këtë transfertë të ndërlikuar e realizoi Kylian Mbappe.

Edhe Anglia nuk e pati aspak të lehtë kundër Islandës, por një penallti e realizuar saktë në minutat e parë shtesë të kohës së rregullt nga Stërling i dha tre pikët luanëve. Ndërkohë përballja e të barabartëve mes Danimarkës dhe Belgjikës ka përfunduar 0-2 në favor të ekipit belg. Për përfaqësuesen e drejtuar nga Roberto Martinez gjetën rrugën e rrjetës Denayer në pjesën e parë dhe Dries Mertnes në të dytën. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biassi e ka nisur me humbje aventurën e re me Azerbajxhanin. Në ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve ai u mposht me përmbysje 1-2 nga modestës e Luksenburgut.

Në pjesën e parë Azerbajxhani edhe pse me një lojtar më pak arriti të kalonte në avantazh, ndërsa në fraksionin e dytë përfaqësuesja e Luksenburgut e përmbysi.Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshjen e dytë më 7 shtator ndaj ekipit të Lituanisë. Kuqezinjtë e nisën mirë Ligën e Kombeve pasi fituan 2-0 në transfertë me Bjellorusinë dhe tashmë kërkojnë një fitore edhe në Tiranë me kombëtaren lituaneze për të vijuar me rezultate pozitive dhe për të shpresuar për të kapur maksimumin brenda grupit ku Shqipëria bën pjesë.