Kombëtarja është gati për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ku sot në mbrëmje pret Skocinë. Në “Loro Borici” çdo gjë është gati dhe skuadra ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore.

Atmosfera në ekip është pozitive dhe ajo që pritet dhe duhet është vetëm fitorja. Në konferencë trajneri Christian Panucci nuk ka dhënë detaje për lojtarët që do të zbresin në fushë por është mësuar formacioni me të cilin kuqezinjtë do të zbresin në fushë.

Në portë Strakosha, në mbrojtje Veseli që zëvendëson Hysajn e pezulluar dhe më pas Gjimshiti , Mavraj e Binaku në mesfushë Xhaka, Kaçe dhe Memushaj. Nga krahët do luajë Grezda dhe Uzuni e në majën e sulmit Bekim Balaj. Panucci në konferencë ka deklaruar se skuadra është gati të thyeje britanikët:

Skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë. I kemi flakur vetë shanset për kualifikimin. Ndonëse nuk e shfaq, brenda vetes jam shumë i nxehur. Kemi shfaqur gjëra të mira, por na duhen fitoret ky “moment i vështirë do të kalohet”. Nuk kam presion për të ardhmen por na duhet patjetër fitore.

Ndërsa kapiteni Mërgim Mavraj beson shumë tek fitorja por thotë se duhen 11 ushtarë në fushë. Shqipëria është e fundit në grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe i duhet patjetër një fitore ndaj Skocisë për të mos zbritur në Ligën D.

Në këtë takim edhe trajneri luan fatin e pankinës. Skocia vjen në Shkodër me shumë mungesa por trajneri MekLish thotë se e ka një plan. Interesimi nga tifozët është shtuar orët e fundit dhe janë shitur mbi 8 mijë bileta por rreth 2 mijë do jenë skocezë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE