Shqipëria e ka shumë të vështirë të reagoj, të rikthehet tek rezultatet pozitive, nuk e bën diçka të tillë as në transfertën përballë Kazakistanit. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në një 90-minutësh konfuz dhe pa shkëlqim.

Nuk pati asnjë efekt as aktivizimi i Brojës si titullar, sulmuesi i Viteshe pati disa mundësi të realizonte golin e tij të parë me Kombëtaren por nuk ishte i saktë në finalizim. As aktivizimi i Kumbullës si titullar nuk pati ndonjë impakt të madh, sërish ishim në panik në prapavijë, në ato pak raste kur vendasit sulmuan. Pas këtij barazimi në Kazakistan, Shqipërinë e pret një tjetër transfertë e vështirë tre ditë më pas, atë kundër Lituanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Artikulli paraprakRITA ORA MESAZH MOTIVUES PËR VAJZAT SHQIPTARE: SUNDONI BOTËN NË MËNYRËN TUAJ, JU KENI FUQINË PËR TA BËRË KËTË!
Artikulli tjetër“NUK JAM I KENAQUR ME BARAZIMIN”, REJA FLET PAS SFIDËS ME KAZAKISTANIT: KISHIM RASTE, POR…