Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar ndryshimet qe do te behen ne Kushtetute që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore.

Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua me të gjitha votat e deputetëve të shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare. Ndryshimet e miratuara sot nen për nen do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Tashmë në parlament për ndryshimet kushtetuese duhen 94 vota.

Në Kushtetutë nuk do të përfshihet sa do të jetë pragu elektoral, pasi detajet do të saktësohen në Kodin Zgjedhor. PS-ja dhe opozita parlamentare ranë dakord në pikën që ‘nuk shkruajmë në Kushtetutë as sa do të jetë pragu, e as që ndalohen koalicionet’.

PS propozon që detajet e këtyre cështjeve do të saktësohen më tek në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu PS propozon që në Kushtetutë vetëm të shënohet fakti që zgjedhësi mund të ketë votë parapëlqyese për kandidatin.