“Drejtësia” – Ligji i rivlerësimit, Nishani nuk e dekreton, zgjedh ta kalojë në heshtje

Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë i miratuar më 30 gusht me votat e mazhorancës pritet të kalojë në heshtje nga ana e presidentit. Sipas Kushtetutës Presidenti ka 21 ditë kohë për tu shprehur me dekret për një ligj dhe deri më sot kreu i shtetit nuk është shprehur ende, ndërkohë që afati përfundimtar skadon më 20 shtator. Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se presidenti nuk do të shprehet për këtë ligj deri në fund të afatit kohor, gjë e cila sjell miratimin e tij në heshtje. Aktualisht presidenti Bujar Nishani gjendet në Nju Jork, ku po merr pjesë në asamblenë e përgjithshme në OKB, me fokus krizën e refugjatëve. Ligji i rivlerësimit që do të hyjë në fuqi në datën 5 tetor, do të garantojë kontrollin e pasurisë, figurës dhe integritetit profesional të gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Nishani zgjedh heshtjen për të kaluar ligjet të mazhorancës aktuale, pasi të njëjtin qëndrim mbajti edhe për ligjin e procedurave tatimore.

Artikulli paraprakSHBA,NISHANI TAKON ISH PRESIDENTIN CLINTON
Artikulli tjetërBOMBAT NE SHBA,OBAMA:TE MOS I DOREZOHEMI FRIKES