Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku po takon kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Në fokus të këtij takimi është dekreti i kreut të shtetit për Teatrin Kombëtar. Kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe relatori i ligjit për Teatrin, Ilir Beqaj.

Në axhendë është koordinimi për seancën e nesërme të Kuvendit, ku pritet të miratohet varianti i ri i ligjit për Teatrin pas reflektimit në ligj të vërejtjeve të Metës.

Gjithashtu, gjatë seancës së nesërme është parashikuar në rend dite edhe raportimi i kryeprokurores Arta Marku.