15 korriku në Njësinë Administrative Pult të Bashkisë së Shkodrës përkujtohet prej disa vitesh si dita e dëshmorëve të Dukagjinit në luftën e 1915- ës kundër pushtuesve malazezë.

Sivjet kjo ditë hyri në traditë si pjesë e nismave të Bashkisë Shkodër për promovimin e territorit. “Pulti n’Fest” shënoi vetëm episodin e parë , ndërsa do të hyjë në axhendën e aktiviteteve të përvitshme të Bashkisë së Shkodrës.

Aktiviteti u përshëndet nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Një program artistik bazuar në traditat e zonës, i lë vendin panairit të produkteve të zonës, të cilat janë të gjitha bio.

E në fund, atë që kanë përgatitur për mysafirët banorët e zonës në fushën e kulinarisë, e shijojnë të gjithë bashkë.